Bible

Engage

Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

2 Samuel 16

:
Albanian - AL1
1 Davidi sapo kishte kaluar majën e malit, kur i doli para Cibai, shërbëtori i Mefiboshetit, me dy gomarë ngarkuar me dyqind bukë, njëqind vile rrushi thatë, njëqind fruta verore dhe një kacek verë.
2 Mbreti i tha Cibait: «Për çfarë duhen këto?». Cibai iu përgjigj: «Gomarët do t'i shërbejnë shtëpisë mbretit për rrugëtimin, buka dhe frutat do jenë ushqim për rinjtë, ndërsa vera, pije për ata do këputen nga lodhja e shkretëtirës».
3 Mbreti i tha: «Ku është biri i zotërisë sate?». Cibai iu përgjigj: «U ndal Jerusalem, sepse mendon se sot shtëpia e Izraelit do t'ia kthejë mbretërinë e atit».
4 Mbreti i tha Cibait: «Qoftë e jotja, pra, gjithçka i përkiste Mefiboshetit!». Cibai iu përgjigj: «Përkulem para teje. Gjetsha hir sytë e tu, o imzot, mbret».
5 Kur mbreti David mbërriti Bahurim, i doli para një burrë prej farefisit Saulit. Ai quhej Shime dhe ishte biri i Gerait. Shimei ecte e mallkonte
6 dhe hidhte gurë kundër Davidit, kundër mbarë popullit dhe kundër gjithë luftëtarëve djathtas e majtas mbretit.
7 Shimei mallkonte e thoshte: «Ik, ik, o njeri gjakatar, o njeri i poshtër!
8 Zoti e hodhi mbi ty gjithë gjakun e shtëpisë Saulit, sepse i more mbretërinë. Zoti ia dha mbretërimin birit tënd, Absalomit. gjeti e zeza, se je njeri gjakatar».
9 Atëherë Abishai, biri i Cerujahut, i tha mbretit: «Pse po e mallkon zotërinë tim, mbretin, ky qen i ngordhur? lër t'ia pres kokën!».
10 Por mbreti i tha: «Ç'punë kam unë me ju, o bijtë e Cerujahut? Nëse ai po mallkon, sepse i ka thënë Zoti mallkojë Davidin, atëherë kush mund t'i thotë: “Përse po mallkon?”».
11 Davidi i tha Abishait dhe gjithë shërbëtorëve tij: «Edhe im bir, ka dalë prej meje, kërkon ma marrë jetën! Aq tepër ky benjaminas. Lëreni mallkojë, se kështu i ka thënë Zoti.
12 Ndoshta Zoti e sheh mjerimin tim dhe, vend mallkimit sotëm, sjell bekim».
13 Atëherë Davidi dhe luftëtarët e tij vijuan rrugën, ndërsa Shimei ecte shpatit malit, krahas tyre, duke mallkuar, duke gjuajtur me gurë e duke ngritur pluhur.
14 Mbreti e mbarë populli mbërritën këputur dhe aty morën veten.
15 Absalomi dhe gjithë izraelitët ishin me hynë Jerusalem. Edhe Ahitofeli erdhi me të.
16 Kur Husha Arkiti, miku i Davidit, arriti tek Absalomi, i tha: «Rroftë mbreti! Rroftë mbreti!».
17 Atëherë Absalomi e pyeti Hushain: «Kjo është besnikëria jote ndaj mikut tënd? Pse nuk shkove me mikun tënd?».
18 Hushai iu përgjigj Absalomit: «Jo! Unë jam me atë ka zgjedhur Zoti, ky popull e mbarë Izraeli. Atij i përkas dhe me do qëndroj.
19 Për tepër, kujt po i shërbej? A nuk po i shërbej birit tij? Siç i kam shërbyer tyt eti, ashtu do shërbej edhe ty».
20 Atëherë Absalomi i tha Ahitofelit: «Këshillohuni se ç'duhet bëjmë».
21 Ahitofeli i tha Absalomit: «Shko me shemrat e tyt eti ai i la për ruajtur shtëpinë. Kur ta marrë vesh mbarë Izraeli si e ke turpëruar tët atë, përkrahësit e tu do marrin forcë».
22 Atëherë ngritën tarracë një tendë për Absalomin dhe ai shkoi me shemrat e atit para syve mbarë Izraelit.
23 Këshilla jepte asokohe Ahitofeli ishte si fjala e Perëndisë. Këshilla e Ahitofelit vlerësohej shumë si kohën e Davidit, ashtu edhe kohën e Absalomit.